Our offices are located directly opposite the front of Charing Cross Station at: Golden Cross House, 8 Duncannon Street, London, WC2N 4JF View in Maps

Shqipëria dhe Kosova

Kontaktet:

What’s App:            +44 7485494937

Email:                      vplisi47@gmail.com

Ne ofrojmë rregullisht asistencë komunitetit Shqiptar, të Shqipërisë,  Kosovës dhe shqiptareve të të gjitha trevave,  të cilët kërkojnë ndihmë dhe asistencë për çështje të ndryshme ligjore këtu në Mbretërinë e Bashkuar.

notary-albania

Gjithashtu ne ofrojmë, në bashkëpunim të plotë me shërbimet publike të noterisë interpretime dhe përkthime të brëndshme dhe direkte në gjuhën shqipe, këtu pranë zyrave tona në qendër të Londrës.

Shërbime noterizimi për shqiptarët

Shumica e dokumentave për legalizim, të cilat kërkohen të paraqiten në Shqipëri, duhet të noterizohen nga një noteri në Mbretërinë e Bashkuar.

Për shëmbull, prokura të ndryshme, çështje lidhur me shitje dhe blerje ose çështje pronësie, çështje lidhur me divorcet, si dhe gjithashtu çështje lidhur me trashëgiminë, këto janë mes të tjerash disa nga format ose dokumentacionet që kërkohen më shumë të noterizohen, më të cilat ju vijmë në ndihmë klientëve shqiptarë.

Ndonjëhere një prokurë mund të kërkohet për të kaluar pronësinë e një automjeti në Shqipëri ose në Kosovë, dhe ky është një nga rastet që nevojitet nje dokument lëshuar nga Noteria publike.

Jeni të mirëpritur të vini nëse ju kërkohet të noterizoni dokumenta për në Shqipëri dhe në vënde të tjera.

Shërbime Legalizimesh në Shqip

Dokumentat e noterizuara që lëshohen nga zyra e Noterisë në Londër mundet shpeshherë të kërkohen mëtej edhe me vulë Apostile/ose legalizim nga zyra e Ministrisë së Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës, që do të thotë që dokumentat e bashkëlidhura me një çertifikatë noterizimi, në këte mënyrë pranohen në Shqipëri për qëllime zyrtare ose për arsye ligjore në institucionet përkatëse ligjore.

Dokumentat e lëshuara në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat nevojitet të paraqiten në Shqipëri, dhe që mund të kërkojnë noterizim dhe legalizim janë për shëmbull:

albania-notary

  • Çertifikatë lindje
  • Çertifikatë vdekje
  • Çertifikatë martese
  • Dokumenta mjekësore
  • Dokumenta divorci
  • Çertifikatë penale
  • Çështje tatimore dhe dokumenta lidhur me taksat
  • Urdhra të gjykatës
  • Kualifikacione profesionale dhe akademike
  • Deklaracione betimi

 

Shërbime përkthimi në Shqip

Viola Plisi mund t’ju ndihmojë me noterin publik në lidhje me kërkesat për përkthim duke ofruar përkthime shumë të shkurtra për të dyja gjuhët:

  • Nga gjuha Shqiptare në gjuhën Angleze
  • Nga gjuha Angleze në gjuhën Shqip

Ne po ashtu mund t’ju shërbejmë me çertifikata përkthimi në bashkëpunim me agjensinë tonë të rregjistruar të përkthimeve ATC.  Kjo do të mundësojë validitetin e përkthimit, noterizuar nga një noteri publike, që të njihet nga ana e  zyrës së Imigracionit (ose Home Office) në Mbretërinë e Bashkuar, por gjithashtu edhe me pëkthime për institucione të tjera të Europës, organizacione të ndryshme dhe organe të tjera profesionale.

Klientët të cilët kanë kërkuar shërbimet e Noterisë publike vijnë nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe Kosovës, duke përfshirë qytetet si: Tirana, Prishtina, Durrës, Shkodër, Kukës, Lushnja, Elbasan, Vlorë, Sarandë, si dhe nga trevat e Maqedonisë.

Ne mund t’ju asistojmë bashkë me noterinë gjithashtu në lidhje me kërkesat per interpretime/përkthime në gjuhën shqipe, të cilat mund ti gjeni ose ndërmerrni në zyrat tona me qënder në Londrës.

Ne mund të ju asistojmë bazuar në mbështetjen e stafit tonë të specializuar në fushën e përkthimeve dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në sektorin e Drejtësisë në Itali dhe këtu në Angli.

V. Viola Plisi

Një përkthyes i pavarur, detajet e kontaktit të të cilit shfaqen më lart.

Eshtë e diplomuar fillimisht në Shqipëri – me titull Juriste, më pas në Universitetin e Padovës për gjuhët e huaja. Pas studimeve te larta ka ndjekur studimet postuniversitare dhe është Specializuar për Komunikacion Komercial dhe Mardhënie Internacionale në gjuhët e huaja, rrespektivisht për Gjermanisht dhe Anglisht pranë Universitetit të Veronës. Interesi për drejtësinë dhe në vecanti për noterinë ka bërë që të mbaroje edhe kursin e Juridikut GDL në një nga Universitetet e Londrës.

Eksperienca e saj shtrihet në shërbimet legale për shumë institucione publike dhe organe ligjore në Italinë e veriut, ku është edhe membër i përtkthyesve të betuar të gjykatës.

Në Londër ka punuar për zyra avokatesh në fushën e immigracionit dhe të drejtës familjare. Po ashtu ka punuar edhe për kompani të ndryshme në lidhje me Websites managements. Aktualisht asiston Noterine Publike në lidhje me noterizimin/legalizimin e të gjitha dokumentacioneve për privatet dhe kompanitë nacionale dhe internacionale.

 

What’s App:            +44 7485494937

Email:                      vplisi47@gmail.com

x
Call Now Button